Costa refuzon Juventusin

Sport April 21, 2017 - 11:09

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa gjatë verës mund të largohet nga Chelsea, pasi nuk e ka vendin e sigurt në “Stamford Brdige”, aq më tepër që flitet se aty do të arrijë anëtari i Real Madridit, Alvaro Morata, shkruan zeri.info.

Si destinacion i ri për të spekulohej të ishte Juventusi, por sipas asaj që njofton “The Sun”, vetë sulmuesi nuk dëshiron t’i bashkohet kampionit italian. Raportohet se Costa nuk dëshiron të jetë sulmues i dytë në Torino, pas argjentinasit Gonzalo Higuain.

Mbetet të shihet ku do të luajë në edicionin e ardhshëm, por gjithsesi që gjasat për të qenë të planet e ngushta të trajnerit Antonio Conte janë të vogla, pasi Chelsea vazhdon të kërkojë një sulmues tjetër, ndërsa së fundi me të madhe po flitet për anëtarin e Evertonit, belgun Romelu Lukaku./Zëri/