James nuk njeh kufi

Sport April 21, 2017 - 10:48

LeBron James është i paparashikueshëm dhe këtë e dëshmoi në fitoren e fundit që Cleveland e shënoi ndaj Indianas me rezultat 119:114, shkruan zeri.info.

Tani skuadra e tij udhëheq me 3:0, por kjo nuk është befasi. Asnjëherë më parë, askush nuk ka arritur që në pjesën e dytë të hyjë me -25 pikë dhe në fund të shënojë fitore.

LeBron James nuk njeh kufi dhe 41 pikë (28 në pjesën e dytë), 13 kërcime e 12 asistime bëri rikthimin e madh dhe skuadra e tij iu gëzua fitores. Njëkohësisht ai e kaloi legjendarin Kobe Bryant dhe tani është basketbollisti i tretë më efikas në historinë e NBA-së. Në anën tjetër, tek Indiana më i miri ishte Paul George me 35 pikë, 15 kërcime e 9 kërcime.

Ai në pjesën e parë mjaft mirë e ruajti “mbretin” James, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Ndërkohë, në dy çiftet tjera rezultati në seri të ndeshjeve është 2:1, që do të thotë se është më vështirë të parashikohen skuadrat që do të kalojnë në rrethin tjetër të garave.

Pas dy humbjeve radhazi, Memphis e ka mposhtur San Antonion me 105:94, ndërsa Milwaukee ishte edhe më bindëse (104:77) ndaj Torontos. Rezultatet: Memphis - San Antonio 105:94 (1:2), Milwaukee - Toronto 104:77 (2:1), Indiana - Cleveland 114:119 (0:3)./Zëri/