Qetësohet Shqipëria

Sport April 01, 2017 - 11:36

Pas akuzave të rënda që bënë ndërmjet vete Taulant Xhaka dhe Gianni de Biasi, të cilat sollën prishje të atmosferës në Kombëtaren Shqiptare, situata ka nisur të ndryshojë, përkatësisht të përmirësohet.

Është babai i futbollistit kosovar, Ragip Xhaka, ai i cili ka nisur ta japë kontributin e tij për të sjellë qetësi në skuadrën kuqezi, shkruan "Zëri".

Ai ka thënë se Taulanti nuk do ta lërë kurrë Kombëtaren, por edhe De Biasi duhet t’u japë fund polemikave, në mënyrë që të krijohet klima e pajtimit dhe qetësisë për hir të Kombëtares.

Ndërkohë, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili ka theksuar se në këtë kohë kur Shqipëria është në krizë të rezultateve nuk ka kohë për polemika, por për t’i kontribuuar ngritjes.

Ai ka theksuar se futbollistët duhet t’i respektojnë vendimet e trajnerit, por edhe trajneri duhet t’i mirëkuptojë ndonjëherë reagimet e ngutura të lojtarëve.

Duka ka folur edhe për shqetësimet dhe mosmarrëveshjet me tifozë, të cilëve u ka premtuar tretman adekuat.

Ndërkohë ka bërë thirrje për një mobilizim të të gjitha palëve për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. /ZËRI/