Martinez rikthehet në Evropë, befason me klubin e ri (Foto)

Sport April 01, 2017 - 11:22

Jackson Martinez pritet të transferohet te Galatasaray gjatë verës

Si duket aventura e Jackson Martinez në Kinë do të përfundoj gjatë verës.  Ish sulmuesi i Atletico Madridit dhe Portos pritet të largohet nga Guangzhou Evergrande

Sipas gazetës turke, Star, Martinez pritet të transferohet te Galatasaray, përcjell Express. Martinez nuk ka bindur kinezët me paraqitjet e deritanishme dhe janë të gatshëm ta shesin gjatë verës.

Martinez ishte transferuar nga Atletico Madrid në Guangzhou Evergrande për 45 milionë euro. Por, vlera e sulmuesit ka rënë dukshëm. Ai mund të transferohet në Stamboll për 15 milionë euro. /Express/ 

Image