Katastrofë për Shaqirin (Foto)

Sport April 01, 2017 - 09:15

Xherdan Shaqiri ka harruar të luajë për Stoke Cityn. Ai do të mungoj edhe në ndeshjen ndaj Leicester Cityt

Besoni ose jo, Xherdan Shaqiri ndeshjen e fundit për Stoke Cityn e kishte luajtur në janar, në barazimin ndaj Manchester Cityt 1:1.

Ylli i Zvicrës nuk do të jetë gati as për ndeshjen ndaj Leicester City, e cila luhet nga ora 16:00 në kuadër të xhiros së 29-të të Premierligës, shkruan Express.  

Ylli kosovar, kishte sanuar lëndimin e pësuar në janar, por fatkeqësisht është lënduar sërish në fitoren e Zvicrës ndaj Letonisë, në kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’.

 "Shaq është duke luftuar me pulpën e kombes përsëri për fat të keq", ka deklaruar trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, përcjell Express.

Hughes ka konfirmuar se lëndimi i Shaqirit është i njëjtë me lëndimet që kishte pësuar edhe në të kaluarën.

Ai shpreson se ish anëtari i Interit dhe Bayern Munichut së shpejti do ta kaloj këtë lëndim.