Kosova fiton tri medalje në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore 2017 (FOTO)

Sport March 30, 2017 - 14:44

Sportistët kosovarë janë treguar mjaft të suksesshëm në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore 2017, që u mbajtën në Shladmig të Austrisë nga 14 deri më 26 mars.

Ata kanë arritur t’i fitojnë tri medalje, prej së cilave një të artë dhe dy të argjendta, shkruan zeri.info.

Image

Kushtrim Veseli në skijim Alipine Novice Giant e ka arritur vendin e parë dhe e ka fituar medaljen e artë.

Po ashtu, në kategorinë Alpine Novice Slalom, Kushtrimi e zuri vendin e dytë dhe e fitoi medaljen e argjendtë.

Image

Ndërkohë, Medina Surdulli në kategorinë Alipine Novice Giant Slalom e zuri vendin e dytë dhe u dekorua me medalje të argjendtë, për ta përmbyllur me sukses eksperiencën në këtë eveniment prestigjioz.

Zonja Drita Dushi-Parduzi, drejtoreshë nacionale në Olimpiadën Speciale të Kosovës, është shprehur mjaft e gëzuar për këtë arritje.

Image

“Jemi shumë të gëzuar. Shfrytëzoj rastin që edhe një herë ta falënderoj zyrën e Presidentit Thaqi që na ka mbështetur që në fillim, duke i mbuluar shpenzimet e fluturimit për vajtje dhe ardhje Kosovë – Austri të delegacionit përfaqësues të Olimpiadës Speciale të Kosovës. Po ashtu falënderojmë edhe zyrën austriake për zhvillim ADA, e cila na ka mbështetur financiarisht për blerjen e rekuizitave dhe pajisjeve sportive dimërore, të nevojshme për pjesëmarrje në këto gara.

Image

Po ashtu, falënderoj edhe dy trajnerët tanë, znj.Kimete Bekaj dhe z.Flamur Rrahmani, të cilët me punën e tyre të pakursyer kanë bërë që atletët tanë të korrin fitore”, u shpreh Dushi-Parduzi. /Zëri/

Image