Paqarada “reagon” ndaj De Biasit

Sport March 30, 2017 - 14:38

Largimi i Taulant Xhakës nga Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të nxisë debat në botën e futbollit shqiptar, shkruan zeri.info. Përzgjedhësi Gianni De Biasi ditë më para tha se: “Taulant Xhaka u bashkua me Shqipërinë vetëm pasi nuk u përfshi në Përfaqësuesen e Zvicrës”, ndërsa këto fjalë nuk janë aspak nga shqiptarët.

Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe ish-portieri i Prishtinës, Shukri Paqarada. “Unë nuk pajtohem me deklaratën e De Biasit se Xhaka erdhi te Shqipëria vetëm pasi nuk u ftua nga Zvicra. Sipas kësaj logjike edhe ne mund të themi se De Biasi erdhi te Shqipëria, pasi nuk e mori Italia. Mos luaj me dinjitetin e djelmoshave tanë...”, ka shkruar Paqarada në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë, Taulant Xhaka ka deklaruar se nuk do të luajë më për Shqipërinë derisa përzgjedhës i saj do të jetë Gianni De Biasi./Zëri/