Neuer mungon kundër Realit?

Sport March 30, 2017 - 12:22

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer është dashur t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa skuadra e tij është shumë afër përballjes me Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

Dy javë përpara asaj sfide, Neuer është operuar në thembër, fakt ky që i ka shqetësuar shumë tifozët e bavarezëve. Neuer nuk u paraqit me kombëtaren gjermane në ndeshjen kualifikuese me Azerbajxhanin, ashtu sikur edhe në miqësoren me Anglinë.

Tash për tash është e sigurt se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Bundesligës, kundër Augsburgut dhe  Hoffenheimit. "Neuer i është nënshtruar një intervenimi dhe çdo gjë ka kaluar me sukses. Operimi është bërë të mërkurën në mbrëmje, pasi ai e pati një lëndim gjatë stërvitjeve”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjermane./Zëri/