Befason Sanchez

Sport March 30, 2017 - 11:58

Alexis Sanchez mund të jetë njëra nga “bombat” e afatit kalimtar të verës, ndërsa një deklaratë e tij e dhënë së fundi e ka mjegulluar edhe më tepër situatën, shkruan zeri.info.

“Jam i lumtur tek Arsenali, dëshiroj të mbetem  në Londër deri në fund të kontratës. Dua të qëndroj në të njëjtin qytet dhe në një skuadër fituese, e cila kërkon trofe. Jam 28-vjeç prandaj kam edhe shumë kohë para meje. Unë i bëj llogaritë e mia, për shëndetin tim dhe planifikoj të luaj edhe shumë vjet”, ka thënë Sanchez.

Mediave angleze u ka bërë përshtypje sidomos fjalia “dëshiroj të mbetem në të njëjtin qytet”, pasi me këto fjalë janë nxitur spekulimet për kalimin te Chelsea.

Nuk është fshehtësi fakti që Antonio Conte e dëshiron kilianin në skuadër, pasi ai së bashku me Eden Hazardin do ta përbënin një dyshe fantastike në krah, pa marrë parasysh kush do të ishte në rolin e qendërsulmuesit./Zëri/