Messi i shkruan FIFA-s

Sport March 30, 2017 - 11:20

Vetëm një ditë pasi FIFA ia ka shqiptuar Lionel Messit dënimin me katër ndeshjes mos lojë, argjentinasi i është drejtuar shtëpisë së futbollit botëror me një letër, me të cilën kërkon uljen e dënimit, shkruan zeri.info.

Messi u dënua për shkak të fyrjes së gjyqtarit dhe FIFA është bazuar në xhirimet e ndeshjes. Messi ka kërkuar falje për gjestin e bërë, por njëkohëisht thekson se ajo sjellje nuk ka qenë për t’u dënuar me katër ndeshje moslojë.

Mbetet të shihet nëse FIFA do t’ia zbusë dënimin. Për dënimin e Messit ka reaguar edhe skuadra e tij, Barcelona. Ndërkohë, kombëtarja e tij rrezikon të mos kualifikohet për Botërorin e vitit të ardhshëm, pasi aktualisht gjendet në pozitën e pestë, ndërsa deri në fund të kualifikimeve do t’i zhvillojë edhe katër ndeshje. Pa Messin sigurisht që do ta kishte shumë më vështirë./Zëri/