Icardi jep një premtim të madh

Sport March 30, 2017 - 10:57

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka bërë një premtim që me siguri u ka pëlqyer tifozëve të kësaj skuadre, shkruan zeri.info. 24-vjeçari ka thënë se dëshiron të luajë deri në fund të karrierës me zikaltërit, me të cilët synon sukses edhe në Ligën e Kampionëve.

“Dua të luaj në Champions me Interin dhe kur të jemi aty shpresoj të ta përballojmë me sukses çdo sfidë”, është shprehur Icardi. Aktualisht Interi është tetë pikë larg Napolit dhe do ta ketë vështirë të sigurojë pjesëmarrjen në edicionin e ri të kësaj gare, por Icardi është optimist.

Argjentinasi beson që pronarët e ri të skuadrës, kinezët e “Suning Group”, do ta çojnë skuadrën shumë më lart. ”Ata synojnë ta rikthejnë skuadrën në atë pikë që ishte përpara disa vitesh për të fituar sërish shumë trofe, janë ambiciozë dhe besoj se do t’ia arrinë”, ka theksuar Icardi./Zëri/