Westrook nuk njeh kufi

Sport March 30, 2017 - 10:34

Megjithëse ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte ajo ndërmjet Golden States dhe San Antonios, vë,endjen në NBA sërish e tërhoqi Rusell Westbrook, i cili në sfidën kundër Orlandos bëri diçka që nuk i kishte shkuar askujt përdore më parë, shkruan zeri.info.

Ai kontribuoi me 57 pikë, 11 asistime e 13 kërcime, e në një mënyrë i ndihmoi edhe fakti që ndeshja shkoi në vazhdime. Askush më parë nuk i kishte shënuar 57 pikë në të njëjtën ndeshje që kishte realizuar triple-double.

Golden State fitoi me shifrat 114:106, ndërsa Enes Kanter (17) dhe Victor Odalipo (13) ishin dy basketbollistët tjerë me pikë dyshifrore. Në anën tjetër, Evan Fournier me 24 e Terrence Ross me 23 pikë ishin më të disponuarit për lojë te Orlando.

Rezultatet: Orlando - Oklahoma 106:114, Philadelphia - Atlanta 92:99, Boston - Milwaukee 100:103, New York - Miami 88:105, Toronto - Charlotte 106:110, New Orleans - Dallas 121:118, Memphis - Indiana 110:97, San Antonio - Golden State 98:110, LA Clippers - Washington 133:124, Sacramento - Utah 82:112./Zëri/