Ylli i Juventus përfundon sezonin para kohe, ky është mesazhi emocionues i Allegrit (Foto)

Sport March 29, 2017 - 20:39

Massimiliano Allegri ka uruar për shërim sa më të shpejtë anësorin Marko Pjaca

Mesfushori kroat, Marko Pjaca dje ka pësuar një lëndim, ku ka lënduar ligamentin e këmbës, çka do të thotë se do të mungojë deri në gjashtë muaj.

Në përkrahje lojtarit i ka dalë edhe trajneri Massimiliano Allegri, i cili tha se ky lëndim nuk do ta ndal karrierën e kroatit.

“Ky lëndim nuk do ta ndal karrierën tënde. Forca Marko Pjaca”, ka shkruar Allegri në Twitter. /Express/

Image