Ylli i kombëtares angleze përlotet për humbjen e bashkëshortes

Sport March 29, 2017 - 18:50

Ish- mbrojtësi i kombëtares angleze, Rio Ferdinand është përlotur në një intervistë për BBC kur fliste për humbjen e bashkëshortes. Rebecca humbi jetën në maj të 2015 për shkak të kancerit. Që atëherë ai e ka patur shumë të vështirë të kujdeset për tre fëmijët e tij sepse nuk e kuptonte se cfarë ndienin ata. Në fillimet e tij, Rio ra pre e alkoolit por më pas filloi të komunikonte me familje që e kanë përjetuar të njëjtën dhimbje.

“Unë e doja gruan time më shumë se cdo gjë. Unë dhe Rebecca kishim një marrëdhënie të pabesueshme. Ju nuk mund ta besoni që ngjarja e tmerrshme mund të ndodhë. Herën e fundit që ishte në shtëpi, ajo u mundua të fliste për të por unë isha bllokuar dhe nuk mund të flisja. Kjo është një nga gjërat e vetme në jetë që ne duhet ti përjetojmë bashkë, për të cilat unë nuk kam asnjë përgjigjë. Kur fëmijët nuk flasin, është e vështirë ndonjëherë sepse thjesht ulesh dhe mendon: – Cfarë po mendojnë, ku janë? A janë të shqetësuar, a janë të lumtur, a janë të mërzitur? Unë shqetësohem për të gjithë ata, por unë nuk mund të zbuloj dot asgjë, sidomos nga dy djemtë, është shumë e vështirë dhe unë dua të bëj dicka që ti ndihmoj e ti bëj të flasin dhe të di që ata janë mirë, se këtë gjë nuk e di”, u shpreh 38-vjecarja.