Vokrri dhe treshja e gjyqtarëve u pritën nga ministri Shala

Sport March 29, 2017 - 17:17

Sot delegacioni i FFK-së me presidentin Fadil Vokrri, kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani, dhe treshen e gjyqtarëve Genc Nuza kryesor me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët tashmë janë gjyqtarë ndërkombëtar dhe kanë drejtuar ndeshjen miqësore Turqia - Moldavia me një paraqitje të shkëlqyeshme, u pritën nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Kujtim Shala.

Image

Në këtë pritje ministri Kujtim Shala, ka përgëzuar presidentin e FFK-së, z. Fadil Vokrri dhe treshen e gjyqtarëve të cilët patën debutimin e tyre të parë në arenën ndërkombëtare, duke drejtuar ndeshjen Turqi-Moldavi.

Kjo është një e arritur e madhe për FFK-në dhe Kosovën, duke shpresuar se ky numër do të shtohet nga viti në vit.

Ministri Shala u uroi shumë suksese dhe paraqitje të mirë në arenën ndërkombëtare dhe në atë vendore.

Image

Presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, ka falënderuar ministrin Shala për këtë pritje si dhe për mbështetjen që po i jep futbollit të Kosovës.

Ndërkaq, në emër të treshes së gjyqtarëve u falënderua Genc Nuza, gjyqtar kryesor, i cili falënderoi ministrin Kujtim Shala për këtë pritje si dhe presidentin Fadil Vokrri për përkrahjen e angazhimin që ne të jemi pjesë  e arenës ndërkombëtare dhe pa angazhimin e tij kjo nuk do të realizohej, jo vetëm pranimi në UEFA e FIFA, por edhe ky debutim i yni në një ndeshje kaq me peshë.

Sikur që falënderojmë edhe ministrin Shala dhe MKRS si dhe gjithë të tjerët për mbështetje. Në fund Genc Nuza i dhuroi ministrit disa rekuizita të gjyqtarëve nga ndeshja Turqi – Moldavi.

Image