Mick Schumacher flet për atin

Sport March 29, 2017 - 17:15

Djali i legjendës në Formula 1, Michael Schumacher, 18-vjeçari Mick, ka folur për media për herë të parë pas katër vjetësh, që kur i ati pësoi aksident të rëndë, shkruan zeri.info.

Pas disa ditësh ai do ta fillojë stinorin në Formula 3, ndërsa para fillimit të garave i ka thënë disa fjalë edhe për babanë  e tij. “Babi im është idhulli im. Ai është më i miri, është shembulli im”, ka thënë i biri i kampionit të shtatfishtë botëror, duke folur për herë të parë për publikun rreth rastit të të atit.

“Një ditë dua të jem kampion botëror në Formula 1. Ky është synimi im i vetëm. Është diçka që e dëshiron çdo garues”, ka thënë Schumacheri i ri, të cilit i parashihet karrierë e ndritshme. 

“Është ende i ri dhe ka shumë për të mësuar. Mirëpo, nëse e ka gjysmën e talentit të garuesit më të mirë në historinë e Formulës 1, atëherë nuk ka përse të brengoset. Kjo është gjysma e rrugës drejt synimit përfundimtar”, thuhet për pasardhësin e Michael Schumacherit./Zëri/