FIFA cakton orarin: Kosova fillon kundër Shqipërisë

Sport March 29, 2017 - 15:26
FIFA ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të raundit paraeliminator të kualifikueseve të Kupës së Botës 2019 për femra.

Kombëtarja e Shqipërisë e cila është vendosur në Grupin B bashkë me Kosovën, Greqinë dhe Maltën, do të ketë privilegjin që ndeshjet e këtij grupi, të cilat zhvillohen me sistem grumbullimi, do të organizohen në Shqipëri.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima e fillon rrugëtimin e saj më 6 prill në “Elbasan Arena” me ndeshjen ndaj Kosovës. Dy ditë më vonë, po në Elbasan, vajzat kuqezi do të ndeshen me Maltën dhe më datë 11 prill kanë ndeshjen ndaj Greqisë.

Teksa kombëtarja shqiptare do t’i luajë të tre takimet në “Elbasan Arena”, ndeshjet paralele mes rivalëve të grupit do të zhvillohen në Tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Image