Refuzuan Kosovën, dënohen me 6 muaj!

Sport March 29, 2017 - 15:12

Federata e Boksit e Kosovës është treguar mjaft e vendosur dhe rigoroze, shkruan zeri.info.

Në fakt, dy boksierët e njohur kosovarë, të cilën edhe llogariten si shpresa më e madhe e boksit kosovar, janë dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës. Fjala është për boksierët Violant Sylejmani i klubit të boksit Drita nga Gjilani dhe Dielli Vranoci klubit të boksit Peja.

Sipas zyrës së FBOXK-së, arsyeja ka qenë se ata refuzuan të boksojnë për kombëtaren e Kosovës në turneun ‘Pavarësia’ për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. “Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës, merr vendim në bazë të procedurave disiplinore kundër boksierëve Vioolant Sylejmani dhe Dielli Vranoci për kundërvajtje Neni 53. Violanat Sylejmani e Dielli Vranoci u dënuan me gjashtë muaj ndalimi të boksimit në Kosovë dhe në garat ndërkombëtare. Të lartpërmendurit janë dënuar për arsye të refuzimit që të boksojnë në turneun 'Pavarësia' edhe pse kanë kryer kontrollimin mjekësor dhe peshimin zyrtar. Të lartpërmendurit kanë qenë pjesë e  reprezentacionit të Kosovës në përgatitje të përbashkëta për të boksuar në këtë turne, që mbahet për nder të ditës së shpalljes së Kosovës Republikë”, njofton FboxK. /Zëri/