Maradona e ka “dënuar” Messin

Sport March 29, 2017 - 15:11

Diego Maradona ka ndikuar që Lionel Messi të dënohet me katër ndeshje mos lojë në kombëtaren argjentinase, shkruan zeri.info. Ai tashmë e ka filluar vuajtjen e dënimit, pasi nuk luajti në ndeshjen kundër Bolivisë, e vlefshme për Botërorin e vitit 2018.

Messi u dënua për shkak të fyerjes së gjyqtarit në ndeshjen kundër Kilit, ndërsa pas ndeshjes kishte refuzuar t’i japë dorën gjyqtarit anësor. Sipas asaj që shkruajnë media të ndryshme, të cilat bazohen në burime të informuara mirë, gjithë këtë skenar për dënimin e Messit e ka “kurdisur” Maradona.

“Kam biseduar me një person të rëndësishëm, që punon në FIFA dhe ajo më ka konfirmuar lajmin se Maradona ka kërkuar nga zyrtarët e kësaj organizate që ta dënojnë Messin”, ka shkruar në “Tvitter”, gazetari Marcos Stupenengo./Zëri/