Mbappe flet për Real Madridin

Sport March 29, 2017 - 13:21

Pas shumë spekulimeve se anëtari i Monacos, Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madridi, më në fund ka folur edhe vetë futbollisti, shkruan zeri.info.

Me vetëm 18 vjet, ai sëhtë ftuar në Kombëtaren A të Francës, ndërsa vëmendjen e opinionit të futbollit e tërhoqi pas gjithë asaj që bërë sivjet te Monaco, duke shënuar 19 gola në 32 ndeshje.

Lista e skuadrave që e duan në radhët e tyre është mjaft e gjatë, ndërsa si favorit shihet Real Madridi. “Momentalisht jam te Monaco dhe së bashku po shkojmë hap pas hapi. Reali është për futbollistë që janë në kulm të karrierës, ndërsa unë ende nuk kam arritur atje. Jam i rrethuar me njerëz që më ndihmojnë të qëndroj me këmbë në tokë. Unë vetëm dua të luaj futboll, të shënoj gola dhe të fitoj trofe. Çdo futbollist e ka karrierën e tij”, është shëprehur Mbappe, por shërbimet e tij cilit janë interesuar edhe Barcelona, Manchester United.../Zëri/