Donnarumma vendos rekord

Sport March 29, 2017 - 12:54

Me vetëm 18 vjet e 31 ditë, portieri i Milanit, Gianluiggi Donnarumma ka vendosur një rekord të ri, duke u bërë portieri më i ri italian që ka luajtur me kombëtaren italiane që nga minuta e parë e një ndeshjeje, shkruan zeri.info.

Kjo detyrë atij iu besua në ndeshjen miqësore me Holandën, të cilën “Azurrët” e fituan me rezultat 2:1. “Jam shumë i lumtur për debutimin që nga minuta e parë, por portier i parë mbetet Buffon. Jam i kënaqur për të gjitha këshillat dhe mbështetjen që më jep. Gjithmonë më thotë se duhet të jem i qetë. Përkrah tij ke gjithmonë diçka të re për të mësuar”, ka thënë Donnarumma.

Ndërsa, legjenda e portës italiane, Gianluigi Buffon, tashmë 39-vjeçar ka debutuar me kombëtaren, pasi kishte mbushur 20 vjet, më 10 tetor të vitit 1998 në sfidën Itali – Zvicr, e fituar nga italianët me  2:0./Zëri/