S’kanë viza, mbesin pa kualifikime të Evropianit!

Sport March 29, 2017 - 11:41

Vizat vazhdojnë të jenë problem për sportistët kosovarë, shkruan sot gazeta Zëri.

Së fundmi, pingpongistet e Kosovës kanë mbetur pa luajtur ndaj Uellsit në kualifikimet për Kampionatin Evropian të Femrave për shkak se kanë hasur në probleme për t’u pajisur me viza për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Image

Ky fakt e ka brengosur pingpongisten numër 1 të Uellsit, Charlotte Carey.

“Është dëshpëruese”, ka thënë ajo, pasi ka udhëtuar nga Suedia në Cardiff për këtë përballje. /Zëri/

Image