Spanja e pandalshme, mposhtë edhe Francën

Sport March 28, 2017 - 23:03

Spanja ka treguar forcën e saj edhe ndaj Francës, të cilën e ka mposhtur me rezultat 0:2

Kombëtarja e Spanjës ka fituar pa problem ndaj Francës në udhëtim, të cilën e ka mposhtur me rezultat të pastër 0:2.

Spanja e ka dominuar ndeshjen nga fillimi, por golat i shënoi vetëm në pjesën e dytë.

Golin e parë për Spanjën e shënoi David Silva nga pika e bardhë, ndërsa golin e dytë e shënoi lojtari i Milanit, Gerard Deulofeu.