Ish-trajneri i Kombëtares sulmon De Biasin: Më duket se po na bën për budallenj!

Sport March 28, 2017 - 21:00

Astrit Hafizi tregohet sërish i ashpër me Gianni de Biasin.

Ashtu si pas disfatës me Italinë, ish-trajneri i Kombëtares ka kritikuar teknikun aktual për deklaratat e bëra në përfundim të miqësores së humbur ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

“Mua më duket se De Biasi na bën për budallenj. Si mund të thuash që sot duhet të fitonim? Ata që kanë sy e dinë që vetëm ne nuk duhet ta fitonim këtë ndeshje. Ose ne nuk marrim vesh nga futbolli, ose ai është shumë më lart se ne me ide. Pse, Bosnja nuk kishte mungesa? I mungonin pesë futbollistë. Shumë mirë mund ta justifikonte humbjen dhe askush nuk do ta kritikonte pse u mund sot në miqësore. Mund t’i arsyetonte edhe humbjet e mëparshme, që kanë ardhur për një arsye apo për një tjetër, por jo të bënte argumente të tilla kaq të lehta”, u shpreh Hafizi nga studioja e “SuperSport”-it.

Image