De Biasi barazon rekordin negativ të vitit 2005

Sport March 28, 2017 - 20:53

Humbja e Shqipërisë ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës 2:1 ishte humbja e katërt më radhë e ekipit të Gianni de Biasit.

Ky ishte edhe rekordi më negativ i italianit që kur ka marrë drejtimin e Shqipërisë.

Kujtojmë se këtë rekord negativ prej katër humbjeve më radhë, Shqipëria kishte pësuar vetëm 12 vite më parë, në vitin 2005. /Express/