Dzeko: I lumtur për golin e 50-të për Bosnjën

Sport March 28, 2017 - 20:36

Edin Dzeko e shënoi golin e parë të Bosnje e Hercegovinës ndaj Shqipërisë sonte, në fitoren 2:1.

Sulmuesi i Romës shënoi nga penalltia dhe për të ky ishte një gol jubilar, raporton zeri.info.

“Është gjithmonë mirë të shënosh, jam i lumtur që sot e realizova golin e 50-të për Bosnjën. Shqipëria ka të ardhme, duhet të shikojë përpara”, ka thënë Dzeko. /Zëri/