Ballisti godet keq De Biasin (FOTO)

Sport March 28, 2017 - 19:15

Tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare, Ballisti, i cili e lansoi dronin e famshëm në Beograd, e ka bërë një postim interesant në Facebook, shkruan zeri.info.

Në fakt, Ballist Morina kërkon nga Gianni De Biasi të largohet nga Kombëtarja pasi thotë se trajneri italian i ka ‘trembur’ yjet si Meha, Kaçe, Gashi, Abrashi dhe së fundmi Xhaka.

Ndërkohë, Ballisti e ka mbështetur edhe tifogrupin IllyrianElite, të cilët lëshuan mjete piroteknike në Palermo, në ndeshjen e fundit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. /Zëri/

Image