Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren, ja arsyeja (FOTO)

Sport March 28, 2017 - 19:00

Tifozat Kuq e Zi” kanë konfirmuar sot bojkotin e tyre të plotë të ndeshjeve të kuqezinjve në Shqipëri për sa kohë që nuk respektohen kërkesat e tyre.

Sapas tyre u janë shkelur të drejtat në stadiumet shqiptare dhe nuk duan që policia shqiptare të vazhdojë të qëndrojë mes tyre, raporton albeu.com.

Postimi i TKZ

“Sonte do të jemi në Elbasan por jo në stadium. Tifozin sonte dhe në të gjitha ndeshjet në vijim (brenda Shqipërisë) do ta bëjë policia me kallashnikov.

Kur të largohen kallashnikovët nga tribunat e stadiumeve shqiptare dhe policia të na respektojë siç respektohen qeniet njerëzore, vetëm atëherë do të kthehemi në stadiumet shqiptare.

Deri atëherë, Kombëtaren do ta mbështesim vetëm në stadiumet europiane”.

Image