Gjigantët evropianë pas Sanchezit

Sport March 28, 2017 - 16:37

Alexis Sanchez është bërë dëshirë e shumë skuadrave të mëdha evropiane pasi spekulohet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Arsenal, raporton zeri.info.

Sulmuesi kilian po shfaq formë të shkëlqyer në Londër, por nuk po mund të fitojë trofe të rëndësishëm aty, prandaj po mendon të largohet nga “Emirates Stadium”.

Andaj, sipas medieve britanike, interesim për ish-futbollistin e Udineses dhe Barcelonës ka në Angli dhe në Gjermani.

Sipas “Daily Star”, Bayern Munichu e ka nisur ofanzivën për kilianin, të cilit i skadon kontrata me “Gunners” në vitin 2018 dhe nuk po mendon ta vazhdojë atë.

Gjithashtu, tabloidi britanik shkruan se interesim për Sancez kanë shprehur edhe Barcelona për ta thyer dhe Real Madridi.

Përpos Carlo Ancelottit, Sanchezin e pëlqen edhe trajneri tjetër italian, Antonio Conte, i cili e ka bërë objektiv kryesor në Chelsea për sezonin e ardhshëm, shkruan gjiganti tjetër britanik, “The Guardian”. /Zëri/