80 milionë euro për Verrattin

Sport March 28, 2017 - 16:36

Juventusi synon ta sjellë në Torino një yll sezonin e ardhshëm, njëjtë siç ka bërë verën e kaluar kur e transferoi Gonzalo Higuainin, raporton zeri.info.

Në fakt, “Bianconeri” po mendojnë ta transferojnë Marco Verrattin, i cili dëshiron të largohet nga Franca për t’u rikthyer në Serie A.

Paris Saint-Germaini e vlerëson përfaqësuesin italian rreth 100 milionë euro, por Juve po e mendon strategjinë që ta bindë klubin francez që t’ia shesë yllin italian për 20 milionë më pak.

Trajneri Massimiliano Allegri po mendon t’ia shtojë Verrattin dyshes Pjanic-Higuain për ta bërë një treshe të frikshme në sulm.

Problem mund të jetë vetëm rroga e futbollistit. Verratti sezonin e kaluar është paguar 11.8 milionë euro në vit, që ishte edhe futbollisti i katërt më i paguar në Francë.

Nëse Juve dëshiron ta afrojë, duhet t’i ofrojë rrogë edhe më të majme. /Zëri/