A e dini sa i pasur është Leo Messi?

Sport March 28, 2017 - 16:04

Lionel Messi për momentin është lojtari i tretë më i paguar në Evropë, prapa rivalëve Cristiano Ronaldo e Gareth Bale, raporton zeri.info.

Mirëpo, me kontratën e re, të cilën pritet ta nënshkruajë shumë shpejt, ylli argjentinas pritet të bëhet futbollisti më i paguar në kontinentin e vjetër.

Momentalisht, pesë herë “Topi i Artë” merr 388,000 euro në javë. Por, me kontratën e re, në Barcelonë, Manchester apo Paris, argjentinasi pritet t’i përfitojë 400,000 euro në javë.

Gjithashtu, ai ka të ardhura edhe nga kompanitë si Pepsi, Gillette e Turkish Airlines, prej së cilave merr afro 30 milionë euro në vit.

Ai ka një pasuri që sillet nga 230 deri në 260 milionë euro, shkruan revista ekonomike “Forbes”. Vetëm në vitin 2016, Messi ka fituar plot 80 milionë euro. /Zëri/