I shënoi Kosovës, e gëzoi familjen

Sport March 28, 2017 - 14:50

Bjoern Bergmann Sigurdarson e ka shënuar golin e parë në fanellën e Islandës pikërisht në ndeshje me Kosovën, të cilën e fituan islandezët 2:1 të premten, raporton zeri.info.

Futbollisti islandez ndihet krenar me golin dhe me fitoren pasi thotë se e bëri të mburrej familja e tij, e cila e ndoqi ndeshjen me vëmendje në shtëpi përmes televizorit.

“Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme ta shihja topin në rrjetë dhe të shënoja gol. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë dhe e dinim se duhej të luftonim dhe të qëndronim të bashkuar”, ka thënë ai për mediet islandeze.

Image

Pas lojës ai kishte biseduar me familjarët, të cilët e kishin uruar për paraqitjen.

“Kam biseduar me ta pas lojës dhe natyrisht që gjithë familja ishte krenare me mua, sepse e kam shënuar golin dhe e kemi fituar lojën. Nëna e ka shikuar lojën përmes televizorit dhe ka festuar së bashku me pjesën tjetër të familjes”, vazhdoi Sigurdarson.

Bjoern, i cili luan në ekipin norvegjez, Molde, në të kaluarën e ka zhvilluar vetëm një ndeshje në përfaqësuese. /Zëri/