Ylli i Kombëtares në dyshim për Bosnjën

Sport March 27, 2017 - 22:05

Armando Sadiku është në dyshim për ndeshjen miqësore ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës

Trajneri Gianni de Biasi ka mbajtur sot stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme miqësore me Bosnjë Hercegovinën, e cila do të zhvillohet në Elbasan.

Italiani pas kësaj stërvitje ka pasur vetëm një shqetësim, lëndimi që kishte pësuar Armando Sadiku në ndeshjen ndaj Italisë.

Panorama Sport shkruan se, vetëm nesër do të bëhet e ditur nëse Sadiku do të jetë gati për lojë.