Kroacia gëzon Real Madridin (Foto)

Sport March 26, 2017 - 22:04

Luka Modric do të kthehet në Madrid para kohe

Trajneri i Kroacisë, Ante Cacic, ka vendosur që ta lë të lirë Luka Modricin, i cili luajti për 90 minuta në fitoren 1:0 ndaj Ukrainës.

Kështu, Modric do të kthehet të hënën në Madrid për t’u përgatitur për një muaj tejet të nxehtë që e pret Realin.

Ndërsa mesfushori tjetër i Los Blancos, Mateo Kovacic, pritet të zë vendin e Modric në miqësoren ndaj Estonisë që luhet këtë të marte dhe do të rikthehet në Madrid të mërkurën. /Express/

Image