Vendimi i tmerrshëm i Galatasarayt për Sukur (Foto)

Sport March 26, 2017 - 21:39

Skuadra e Galatasarayt ka vendosur të përjashtoi legjendën e klubit Hakan Sukur, me pretekstin se nuk e ka paguar anëtarësinë vjetore.

Të shtunën në kuvendin Galatasarayrt, delegatët me shumicë votash refuzuan përjashtimin e futbollistëve Hakan Sukur dhe Arif Erdem, për shkak të lidhjeve të tyre me Fetulla Gulen, por kryesia e klubit turk u mbledh sot në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Kryesia e klubit vendosi të përjashtojë dyshen Sukur dhe Erdem dhe 2748 vota të anëtarëve të tjerë të klubit me arsyetimin se nuk kanë paguar anëtarësinë vjetore.

Kujtojmë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Sukurin se ka lidhje me Fetulla Gulen, për çka ia kishte marrë tërë pasurinë dhe ia kishte burgosur edhe babain. /Express/

Image