Strakosha e Hysaj: Mund të bënim më shumë

Sport March 24, 2017 - 23:40

Është vlerësim i përgjithshëm se Kombëtarja shqiptare tregoi lojë të mirë, por nuk i konkretizoi rastet që i pati e në anën tjetër u ndëshkua nga rivali shumë cilësor, shkruan zeri.info.

“Një ëndërr që u bë realitet ndeshja me Italinë, por rezultati është zhgënjyes. Ndoshta mund të kishim bërë më mirë, por duhet t’i shikojmë gabimet që i bëmë. Me këtë humbje jemi edhe më larg kualifikimit”, ka thënë Strakosha, derisa Hysaj është shprehur: “Ishte bukur të luiaja kundër Insignes. Mund të luanim edhe më mirë, por kjo është Italia. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet më mirë. Pas 1:0 mund të reagonim më mirë, sepse me rivalë si Italia nuk guxon të shpërdorosh rastet e krijuara”./Zëri/