Trajneri i Italisë: Shqipëria na rrezikoi vetëm 30 sekondat e parë

Sport March 24, 2017 - 23:34

Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura e cilëson fitoren e sotme plotësisht të merituar, duke deklaruar se Shqipëria kishte bërë pakgjë për të rrezikuar suksesin e të kaltërve.

“Në fillim kishim dëshirë për të treguar veten më shumë se sa duhet dhe kishte shumë vëmendje ndaj nesh. Nuk kishte rrjedhshmërinë e duhur. Por duhet theksuar se pas 30 sekondave të para nuk kishte më asnjë gjuajtje drejt Bufon.

Pjesa e dytë ishte më e mirë në planin e mentalitetit të lojës. Ishte një hap i vogël para dhe ekzistojnë kushtet për të bërë mirë”, tha ai.