Basha e pranon “fajin”

Sport March 24, 2017 - 23:28
Migjen Basha e pranon se mund të ishte më i kujdesshëm te penalltia ndaj Belottit, njofton zeri.info. “Mendoj se në pjesën e parë patëm raste më shumë se Italia, por nuk arritëm të shënojmë. Italia u tregua më e përqendruar. Duhet të isha më i kujdesshëm në rastin e penalltisë, por Belotti u tregua më mjeshtër se unë, pra unë jam fajtori”, ka thënë Basha./Zëri/