Vdes ish-futbollisti i mirënjohur (FOTO)

Sport March 22, 2017 - 17:16

Ka ndërruar jetë legjenda e Liverpoolit, Ronnie Moran, raporton zeri.info.

Lajmin për vdekjen e ish-futbollistit të njohur, tash 83 vjeç e ka bërë të ditur i biri i tij përmes rrjeteve sociale.

Moran ishte njëri prej futbollistëve më të suksesshëm në histori të “Reds” duke fituar shtatë tituj kampioni me gjigantin anglez, me të cilin kishte luajtur deri në vitin 1965.

Siç dihet, ka më shumë se dy dekada që skuadra nga “Anfield Road” nuk ka fituar titull kampioni në Premierligë. /Zëri/

Image