Akuzë e rëndë për Neymarin

Sport March 22, 2017 - 15:21

Sulmuesi i Barcelonës. braziliani Neymar e ka fituar edhe një “mirënjohje” me të cilën me siguri nuk do të ndihet krenar, shkruan zeri.info. Mbrojtësi i Celticut, Mikael Lustig ka thënë se Neymar është aktori më i madh në futboll.

Për rrëzimet e tij “të lehta” është akuzuar edhe më herët, por suedezi Lustig e ka akuzuar rëndë, duke marrë parasysh ndeshjet e Celtic – Barcelona të vitit të kaluar.

“Gjithmonë rrëzohet lehtë, sapo të ketë ndier prekjen nga rivali. Neymar është aktori më i madh në futboll”, është shprehur Lustig. Megjithatë, ai e ka pranuar se nganjëherë nuk ka shumë zgjidhje për t’i ndalur futbollistët e tillë.

“Neymar është më i mirë se unë, prandaj duhet t’i qëndroj shumë afër dhe të përpiqem të imagjinoj se çfarë do të bëjë ai”, ka shtuar suedezi./Zëri/