Rooney kthehet tek Evertoni

Rooney kthehet tek Evertoni

SHPËRNDARJE

22 Mars 2017 • 12:50 •

Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney do të kthehet tek Evertoni, skuadra që e filloi karrierën, shkruan “Independent”, shkruan zeri.info.

Me gjithë spekulimet për kalimit te West Ham, Rooney ka bërë të ditur se nëse bëhet fjalë për futbollin anglez, ai mund të luajë vetëm për Evertonin.

Problemi i vetëm mund të jetë kërkesa e Unitedit që futbollistit t’i ofrohet paga javore prej 150 mijë funtesh, ndërkohë që në “Old Trafford” ai paguhet 230 mijë funte në javë.

Wayne është lindur në Liverpul, si futbollist u rrit tek Evrtoni ku për dy vjet i shënoi 15 gola para se të kalonte te “Djajtë e Kuq”. Me skuadrën e famshme i ka fituar pesë tituj të Premierligës, Kupën FA, tri herë Kupën e Ligës, katër herë Komjuniti Shild, Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Botëror të klubeve.

Pak kohë më parë u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Unitedit me 250 gola e 145 asistime në 550 ndeshje./Zëri/