Ferdinand ishte afër vetëvrasjes

Sport March 22, 2017 - 12:23

Ish-mbrojtësi anglez Rio Ferdinand në një dokumentar ka folur për jetën e tij, të cilin e ka titulluar “Të jesh baba dhe nënë“, njofton zeri.info. Ai ka treguar për problemet që i ka pasur pas vdekjes së bashkëshortes Rebecca, e cila në moshën 34-vjeaçre ka vdekur nga kanceri.

“Pas vdekjes së Rebeccas pija tepër shumë gjatë natës. Në atë kohë e kishim një zonjë që jetonte me ne. Kur ajo shkonte për të fjetur, unë shkoja në dhomën e ditës dhe pija. Kështu kam vazhduar tre ose katër muaj. Megjithatë, në mëngjes arrija të ngrihem dhe t’i dërgoj fëmijët në shkollë”, ka treguar Ferdinand.

“Daily Mail” pasqyron në detaje momentet kur Rio ka menduar të bëjë vetëvrasje. “I ndjej dhe i kuptoj njerëzit që kanë dalë nga errësira. Ishte e rëndë ta mendoja vetëvrasjen, por nuk mund të përmbahesha. Për fat, kam pasur shumë njerëz të mirë rreth vetes që më kanë ndihmuar, por aty ishin edhe fëmijët e mi që me jepnin motiv për të jetuar. Disa njerëz nuk e kanë këtë dhe nuk mund ta përballojnë një situatë të tillë“, ka shtuar Ferdinand./Zëri/