Rrahje në NBA (NBA)

Sport March 22, 2017 - 10:54

Përveç rivalitetit të madh dhe aksioneve atraktive, në NBA nuk kanë munguar as grushtet ndërmjet basketbollistëve, shkruan zeri.info.

Diçka e tillë ka ndodhur në ndeshjen Chicago – Toronto, të cilën kjo e fundit e fitoi me rezultat të ngushtë 122:120. Përleshja ka filluar ndërmjet basketbollistëve Serge Ibaka dhe Robin Lopez, por më pas janë përfshirë edhe lojtarë tjerë nga të dyja palët.

DeMar DeRozan ishte më i merituari për fitoren e Raptorsëve me 42 pikë të shënuara, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Cory Joseph, i cili kontribuoi me 19 pikë.

Në anën tjetër, Jimmy Butler me 37 e Rajon Rondo me 24 pikë ishin më të dalluarit te Chicago. Ndërkohë, në ndeshjen që dikur ishte derbi i qytetit, LA Clippers pa vështirësi e ka mposhtur LA Lakers me rezultat 133:109.

Rezultatet: Dallas – Golden State 87:112, Portland – Milwaukee 90:93, LA Lakers – LA Clippers 109:133, Minnesota – San Antonio 93:100, New Orleans – Memphis 95:82, Brooklyn – Detroit 98:96, Miami – Phoenix 112:97, Toronto – Chicago 122:120. /Zëri/