City me storie speciale për Celinën (Video)

Sport March 21, 2017 - 22:33

Manchester City ka bërë një storie speciale për yllin e Kosovës, Bersant Celina

Sulmuesi i Kosovës Bersant Celina po kalon një edicion shumë të mirë në Twente, ku është i huazuar nga Manchester City.

Pikërisht skuadra e Cityt ka bërë një storie për të, ku ka folur për edicionin e tij dhe qëllimin që ka këtë edicion.

“Është një mundësi e mirë për mua që të luaj në një stadium të madh si i Twentes, një ligë shumë garuese dhe me lojtarë të mirë”, ka thënë Celina për City TV.

“Qëllimi im këtë edicion është që të luaj në çdo ndeshje, të shënoj së më shumë gola dhe të bëjë sa më shumë asistime”. /Express.