Mustafa takohet me Vokrrin, i jep mbështetje futbollit kosovar

Sport March 21, 2017 - 22:04

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se sot është takuar me të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Qeveria e mbështetë futbollin kosovar.

“Gjatë një takimi që pata sot me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku ishte i pranishëm edhe ministri Kujtim Shala, theksova përkrahjen e Qeverisë për futbollin kosovar, veçmas në kompletimin e infrastrukturës dhe në ndërtimin e stadiumeve”.

“Shqyrtuam shumë aspekte ku, me përkushtim të përbashkët, mund të arrijmë rezultate konkrete.
Natyrisht, folëm edhe për përballjen e së premtes me Islandën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2018, që pritet me entuziazëm të madh nga “Dardanët” dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.