Rashica: Jua premtoj maksimumin ndaj Islandës

Sport March 21, 2017 - 17:35

Milot Rashica u ka premtuar kosovarëve se bashkë me reprezentuesit tjerë do të japin gjithçka nga vetja në sfidën e së premtes.

Sipas yllit tonë fitorja kundër Islandës nuk është mision i pamundur për Kosovën, shkruan zeri.info.

“Premtoj se do ta japim maksimumin. I kemi dy ditë kohë, duhet të mendojmë mirë, të përqendrohemi maksimalisht dhe seriozisht në mënyrë që ta japim maksimumin në ndeshje, të cilën pse jo edhe ta fitojmë. Jam në formë dhe shpresoj të vazhdojë edhe me Kosovën. Kemi lojtarë të mirë ofanzivë dhe mund të sulmojmë. E kemi mirëpritur Besart Berishën, përvoja e të cilit mund të na shërbejë”, tha Rashica. /Zëri/