Valon Berisha synon të shënojë ndaj Islandës

Sport March 21, 2017 - 17:33

Valon Berisha është golashënuesi i vetëm i deritanishëm i Kosovës në këtë kampanjë kualifikuese. Ai kishte realizuar gol në Finlandë nga penalltia.

Por, ish-mesfushori i Norvegjisë tani synon të shënojë nga loja kundër Islandës, shkruan zeri.info.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, por mundësitë për të fituar i kemi. Islanda është ekip shumë i fort, mjaft luftarak dhe mirë i organizuar. Skuadra me organizim dhe me strategji më të mirë do ta fitojë ndeshjen. Do provoj ta shtyj topin në gol”, u shpreh Berisha. /Zëri/