Bunjaki: Ka ardhur koha për gola

Sport March 21, 2017 - 17:17

Për kundër tri humbjeve e një barazimi, apo dymbëdhjetë golave të pësuar dhe vetëm një të shënuar deri më tani në kampanjën kualifikuese, Albert Bunjaki është i kënaqur me paraqitjet e kaluara të skuadrës së tij.

Ai insiston se fati i ka munguar shumë Kosovës, ndërsa lutet që fati t’i kthehet në ndeshjen e së premten me Islandën, shkruan zeri.info.

“Islanda është mjaft kompakte në mesfushë, por ne kemi krijuar gjithmonë raste dhe shpresoj të kemi fat këtë herë. Dashtë Zoti të shënojmë gol”, tha Bunjaku. /Zëri/