Ja çka po do Antonio Conte

Sport March 21, 2017 - 15:36

Antonio Conte po e kalon një sezon fantastik në Angli, në debutimin e tij si trajner në Premierligë, raporton zeri.info.

Trajneri italian ia doli ta këndellë ekipin londinez, i cili e kishte kaluar një sezon dështues, për ta dërguar në krye të tabelës në kampionatin anglez.

Ish-trajneri i Barit, Juventusit dhe Përfaqësueses së Italisë ka marrë lëvdata të mëdha në Angli dhe e ka besimin e plotë nga ana e të gjithë ambientit tek “Blues”.

Kështu, pa marrë parasysh zërave që flasin për një kalim të tij të mundshëm tek Interi në fund të sezonit, ish-futbollisti i njohur italian do ta vazhdojë kontratën me klubin nga “Stamford Bridge”.

Sipas medieve italiane Conte po mendon për ekipin e sezonit të ardhshëm dhe ai i do katër përforcime, për të qenë i fortë sezonin e ardhshëm në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve. /Zëri/