Griezmannin e do gjiganti evropian

Sport March 21, 2017 - 15:33

Nuk është vetëm Paulo Dybala në shënjestër të Barcelonës, raporton zeri.info.

Në fakt, sipas të së përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, gjiganti katalunas ia ka vënë syrin edhe sulmuesit të Atletico Madridit, Antonie Griezmann.

Verën që vjen pritet të nisë ofanziva e kampionit aktual spanjoll. Në fakt, drejtuesit e Barcelonës do të vendosin përfundimisht nëse do ta transferojnë argjentinasin e Juventusit apo francezin e Atleticos.

26-vjeçari Griezmann edhe vetë e ka thënë se do t’i pëlqente që në të ardhmen të luajë në Barcelonë ose në Real Madrid.

Sidoqoftë, interesim për yllin e Euro 2016 ka edhe në Angli, ku e duan klubet e Premierligës, respektivisht Manchester Unitedi.

Gjithsesi, klubet që duan ta blejnë atë duhet t’i shpenzojnë së paku 100 milionë euro. /Zëri/